De Bruyne merr dhuratë një fanellë të United: A duhet t'i vë flakën?

De Bruyne merr dhuratë një fanellë të United: A duhet t'i vë flakën?

21:34, 07/10/2022

Mesfushori belg i Manchester City-t, Kevin De Bruyne, dhuroi dy asiste në takimin e fituar me rezultatin 6-3 ndaj Manchester United, teksa pas ndeshjes mori një dhuratë që as nuk e kishte imagjinuar.

Disa ditë pas derbit të madh të qytetit, De Bruyne u shfaq në podcastin Mid Mid në kanalin Play Sports, dhe drejtuesi vendosi të bënte një shaka me të dhe i dhuroi një fanellë të United.

Mesfushori belg fillimisht qeshi, më pas u ndie në siklet kur mori fanellën dhe pa emrin dhe numrin 17.

“A duhet t’i vë flakën tani?”, tha De Bruyne, duke shtuar: “Shumica e ëndrrave janë iluzione”.

Drejtuesit, padyshim një tifoz i United, ra dakord me De Bruyne se ai mund të ëndërronte vetëm që mesfushori belg dhe një nga futbollistët më të mirë në botë të vishte ndonjëherë fanellën e Djajve të Kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco