Kuka: Nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada

Kuka: Nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada

16:15, 07/10/2022

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, e ka uruar xhudisten Distria Krasniqin, pasi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatit Botëror të Xhudos në Tashken.

Sipas tij, Krasniqi në të gjitha luftërat ishte dominonte në çdo aspekt

“Distria sot si gjithmonë në krye të detyrës. Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes në gjysmëfinale e ndalën nga finalja e madhe. Përndryshe krejt luftërat ishte dominuese në çdo aspekt”.

“Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen. Sporti i xhudos po vazhdon tutje, e mua, nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada”.

“E për fund shijoni foton e mbretëreshave tona në role të ndryshme”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco