E treta në botë, Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Xhudos

E treta në botë, Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Botërorin e Xhudos

15:35, 07/10/2022

Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos, që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë zuri vendin e tretë, pasi në duelin për medaljen e bronztë mundi xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo.

Dueli shkoi në “Golden Score”, teksa izraelitja mori tri penalizime.

Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.

Në çerekfinale me sukses triumfoi me një waza-ari ndaj xhudistes nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Por, në gjysmëfinale, Distria u mund në “Golden Score” nga xhudistja britanike, Chelsie Giles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco