VIDEO/ Tragjedi në Argjentinë, nga trazirat në Gimnasia-Boca humb jetën një tifoz

VIDEO/ Tragjedi në Argjentinë, nga trazirat në Gimnasia-Boca humb jetën një tifoz

09:32, 07/10/2022

Natë e zezë për futbollin argjentinas. Nga përplasja mes policëve dhe tifozëve që kërkuan të futeshin në stadium për të parë Gimasia-Boca, mbeti edhe një i vdekur.

Ndeshja në stadiumin “Juan Carmelo Zerillo” në La Plata zgjati vetëm nëntë minuta, kur arbitri vendosi se gjëja e duhur për të bërë ishte të kthehej në dhomat e zhveshjes.

Faji i sasisë së madhe të gazit lotsjellës që vinte nga jashtë, duke e bërë ajrin të padurueshëm dhe tribunat, për ata që kishin arritur të hynin, një kafaz.

Po, sepse në origjinën e kaosit ka një detaj domethënës: pamundësia, nga ana e një numri të madh tifozësh, për të hyrë në stadium kur shitja e biletave ishte vërtetuar tashmë.

Në atë moment lindën mosmarrëveshje me policinë e pranishme, e cila, nga ana tjetër, filloi një represion të dhunshëm me gazin lotsjellës dhe gjuajtjen e plumbave të shumtë të gomës (tre prej tyre goditën edhe një kameraman të TyC Sports).

Incidentet mes policëve dhe tifozëve paraqesin menjëherë një shifër shumë të lartë: në buletin ka edhe një person të vdekur, i identifikuar si 57-vjeçari Cesar Regueiro, viktimë, sipas njoftimit të policisë, i një arresti kardio- pulmonar të ndodhur gjatë transferimit me ambulancë në spitalin San.Martín.

Në fushë, ndërkohë, ishte dëshpërimi, ai që sundoi. Leonardo Morales, mbrojtësi i Gimnasia e përshkroi këtë situatë surreale: “Papritmas erdhi spraji i piperit, njerëzit filluan të vrapojnë dhe ne nuk kuptuam asgjë. Derisa erdhi gazi lotsjellës dhe ishte një dëshpërim i plotë. Unë kam një djalë 2-vjeçar, që nuk merrte dot frymë. E çova në dhomën e zhveshjes, por dhe atje kishte depërtuar gazi lotsjellës. Teksa e pashë ashtu më lëndoi shumë”.

Në një mbrëmje që u shndërrua në tragjedi, kishte vend edhe për një gjest të bukur: ai i Marcos Rojo, i cili, përpara se të hynte në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjes, hodhi tre shishe me ujë drejt tribunave për të lejuar dikë të shuante etjen dhe të kishte pak lehtësim nga gazi.

Përgjegjësia e kujt është? Sergio Berni, ministri i sigurisë së provincës, drejtoi gishtin tek ata që “do të përpiqeshin të bënin para me jetën e njerëzve”:

“Nuk më pëlqen futbolli dhe e refuzoj kur ndodhin ngjarje të tilla, por të gjithë e dimë që është sporti që shitet më shumë. Nuk po them që policia nuk ka përgjegjësi, ajo që them unë është se ka njerëz që duan thjesht të shijojnë futbollin, por ka edhe njerëz që preferojnë të bëjnë biznes të paskrupullt me ​​jetën e të tjerëve”.

Presidenti i Gimnasia, Gabriel Pellegrino, identifikoi represionin e kryer nga policia si shkakun kryesor të trazirave: “Stadiumi është i autorizuar për 30 mijë persona. Biletat nuk i kemi shitur, i kemi formularët për ta vërtetuar këtë. Kemi shitur 3254 nga gjithsej 4300 në dispozicion. Përgjegjësia është e agjentëve të sigurimit, ndryshe për çfarë shërbejnë”.

Dy skuadrat, pas njoftimit zyrtar të pezullimit të ndeshjes që u bë në orën 22:15 me orën lokale “për mungesë garancie sigurie”, mundën të largoheshin nga impianti vetëm në mesnatë.

Një tragjedi e plotë, pak ditë pas përplasjes që, në Indonezi, shkaktoi mbi 180 vdekje (përfshirë disa fëmijë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco