Manchester United fiton mes vuajtjeve ndaj Omonia-s

Manchester United fiton mes vuajtjeve ndaj Omonia-s

21:17, 06/10/2022

Manchester United është kthyer te fitorja pas humbjes së trupshme 6-3 të pësuar në kampionat kundër Manchester City-t.

Djajtë e Kuq kanë fituar 3-2 në fushën e Omonia-s, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Grupit E të Europa League.

Siç e tregon edhe rezultati nuk ka qenë një fitore e lehtë për ekipin anglez. Në fakt, pjesa e parë është mbyllur 1-0 në favor të vendasve falë goli të Ansarifard në minutën e 34-t, që ka ardhur pas një gabimi në mbrojtje.

Përmbysja e miqve ka ardhur në pjesën e dytë pas dy lëvizjeve të goditura të trajnerit Ten Hag, i cili ka aktivizuar Rashford dhe Martial, autorët e tre golave të shënuar nga Manchester United.

Omonia ka lufutar deri në fund dhe ka arritur të ngushtojë diferencat në 3-2 me Pangaiotou në minutën e 85-të, duke përfituar nga një tjetër pakujdesi e mbrojtjes së Djajve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco