Spektakël golash në Turqi, Ballkani arrin fitore historike ndaj Sivasspor

Spektakël golash në Turqi, Ballkani arrin fitore historike ndaj Sivasspor

20:49, 06/10/2022

Skuadra kosovare, Ballkani ka fituar ndaj asaj turke Sivasspor.

3:4 në favor të Ballkanit përfundoi ndeshja ndaj Sivasspor, në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.

Ballkani gjatë 90 minutave ishin skuadër më e mirë në çdo aspekt.

Lojën më mirë e nisën vendasit, pasi qysh në minutën e parë shënuan, më anë të Frederik Ulvestad.

Por, ajo ishte mundësia e vetme e turqve drejt portës së ekipit nga Kosova.

Në anën tjetër suharekasit po krijonin raste të shumta shënimi.

Kur po rridhte minuta e 20` ishte Armen Thaqi që realizoi një supergol, për të barazuar rezulatin në 1:1.

Ballkani nuk u ndalë, po kërkonin edhe golin e epërsisë.

Pas një aksioni të mirë të tyre, Arbër Potoku shënoi, duke kaluar në avatazh kosovarët.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:2 në favor të Ballkanit.

Në 45 minutat e dytë skuadra vendase po kërkonin barazimin e rezultatit.

Ata krijuan disa raste, por në vend ishte Stivi Frashëri, i cili bëri pritje spektakolare.

Po ridhte minuta e 66` kur Meriton Korenica arriti të shënoj, duke e çuar rezultatin në 3:1 në favor të Ballkanit.

Turqit arritën të shënojn dy herë, ishte Yesilyurt që realizoi në minutën e 75` dhe shtesat.

Por, Ballkani nuk u ndalë, arritën të realizojnë golin e katër.

Ishte Ermal Krasniqi që realizoi në minutat shtesë.

Me këtë fitore, suharekasit kanë katër pikë, në vendin e dytë, kurse Sivasspor ka gjithashtu katër, në pozitën e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco