Goli rekord i Messit në Champions League

Goli rekord i Messit në Champions League

16:35, 06/10/2022

Mbrëmjen e djeshme në sfidën kundër Benficas, Lionel Messi vendosi një tjetër rekord: skuadra portugeze bëhet ekipi i 40-të që ka pësuar të paktën një gol nga “pleshti” në Champions League.

Askush nuk ka arritur të bëjë më mirë se argjentinasi në turneun më të rëndësishëm kontinental dhe janë vetëm 4 skuadrat të cilave Messi nuk ka arritur akoma që tu shënojë gol: Atlético Madrid, Inter, Rubin Kazan dhe Udinese.

Viktima e preferuar e yllit argjentinas është Arsenali, pasi në 6 ndeshje të luajtura kundër “topçinjve”, Messi e ka çuar topin në rrjetë 9 herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco