Pesë javë jashtë, dëmtimi i Llorente shqetëson trajnerin Luis Enrique

Pesë javë jashtë, dëmtimi i Llorente shqetëson trajnerin Luis Enrique

13:42, 06/10/2022

Atletico Madrid doli pa pikë nga transferta ndaj Club Brugge në Champions League, duke komplikuar disi çështjen e kualifikimit, edhe pse janë luajtur vetëm gjysma e ndeshjeve në grupe.

Diego Simeone humbi edhe shërbimet e “xholit” Marcos Llorente, i cili pësoi një dëmtim në transfertën belge dhe u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 33-të duke u zëvendësuar me Correan.

27-vjeçari, i cili aktivizohet në linjën e djathtë dhe në qendër të mesfushës, pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 4-5 javore për shkak të problemeve muskulore.

Një lajmi i keq për trajnerin Diego Simeone, por edhe për kombëtaren e Spanjës. Luis Enrique shpreson që rikuperimi i Llorentes të ndodhë sa më shpejt për ta pasur ta gatshëm për Botërorin Katar 2022.

52-vjeçari ishte ai që i dhuroi lojtarit të Atleticos debutimin te Spanja në nëntorin e vitit 2020, në barazimin 1-1 ndaj Holandës. Që nga ai moment Marcos Llorente e ka veshur fanellën e Spanjës edhe 19 herë të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco