Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

Champions League/ Përfundojnë pjesët e para, ja rezultatet...

21:48, 05/10/2022

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e mbrëmjes në Champions League

Chelsea po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Milanit në “Stamford Bridge”. Pas disa përpjekjesh të vazhdueshme, londinezët arritën të kthenin në gol një krosim nga këndi të Ben Chillwell. Ishte Wesley Fofana ai i cili përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Për javën e tretë të kompeticionit më të rëndësishëm europian, PSG përballet me Benfica-n në Lisbonë. Që nga fillimi i ndeshjes, PSG vuajti shumë, por gjithmonë mund të llogarisë talentin e treshes sulmuese.

Kështu është edhe sot në mbrëmje parisienët kaluan në avantazh falë golit fantastik të Lionel Messit. Pas një trekëndëshi me Mbappe dhe Neymar, argjentinasi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të mrekullueshme. Mirëpo, Benfica vuri baraspeshën edhe një herë pas autogolit të Danilos në minutën e 42-të, duke lënë gjithçka të hapur në pjesën e dytë. Rezultati 1-1.

Një performancë të jashtëzakonshme po zhvillon edhe Erling Haaland me Manchester Cityn në “Etihad Stadium”. Qytetarët po fitojnë me rezultatin 3-0 ndaj Copenhagen, teksa dy prej golave janë realizuar nga sulmuesi norvegjez,  ndërsa i treti erdhi pas autogolit të Davit Khocholava.

Rezultatet:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco