VIDEO/ Ajax nuk e përtyp dot humbjen me Napolin, lojtarët e klubit holandez refuzojnë të shkëmbejnë fanellat

VIDEO/ Ajax nuk e përtyp dot humbjen me Napolin, lojtarët e klubit holandez refuzojnë të shkëmbejnë fanellat

18:45, 05/10/2022

Padyshim që ishte shumë e vështirë për lojtarët e Ajax-it pas humbjes së dhimbshme me Napolin (6:1) në Champions League, dhe për këtë arsye ata refuzuan shkëmbimin e zakonshëm të fanellave pas ndeshjes.

Mbrëmë napolitanët luajtën shkëlqyeshëm në Johan Cruyff Arena dhe arritën një fitore dominuese në Amsterdam, duke vazhduar fillimin fantastik të sezonit.

Ekipi italian bëri një lojë të shkëlqyer dhe tashmë janë në fazën e 1/16-tave me një këmbë para përfundimit të fazës së grupeve.

Siç shkruan CalcioNapoli24, menaxheri financiar i Napolit pas ndeshjes ka shkuar në dhomën e zhveshjes së Ajax-it për të shkëmbyer fanellat, gjë që është një gjest i zakonshëm pas një ndeshje të Champions League. Megjithatë, shkëmbimi u refuzua.

Pjesëtarët e Ajax-it fillimisht e kanë pranuar ofertën, e më pas një prej tyre ka shkuar në dhomën e zhveshjes, siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat italiane.

Më pas ai është rikthyer duke mbajtur në dorë fanellat pas së cilës ka njoftuar kolegun e tij nga Italia se lojtarët nuk e kanë pranuar këtë gjest.

Refuzimi është një shenjë e qartë e dëshpërimit të skuadrës holandeze pas humbjes së turpshme përballë tifozëve vendas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco