Sulmuesi rus humb ndeshjen e Ligës së Konferencës për shkak të një rregulli të rreptë në Poloni

Sulmuesi rus humb ndeshjen e Ligës së Konferencës për shkak të një rregulli të rreptë në Poloni

10:13, 04/10/2022

Futbollisti Magomed-Shapi Sulejmanov është ndaluar të udhëtojë me Hapoel Be'er Sheva në ndeshjen e tyre në Konferencën e Ligës kundër Lech Poznan këtë javë për shkak të kufizimeve për hyrjen e rusëve në Poloni.

Sulejmanov (22) është i huazuar te Hapoel nga klubi rus Krasnodar, por izraelitët do të duhet të luajnë pa të në ndeshjen e tyre të planifikuar për të enjten.

Edhe pse përpjekjet e ekipit të Sulejmanit për të marrë miratimin për hyrjen e tij në Poloni,  ishin të pasuksesshme, sipas mediave izraelite.

“Hapoel ende po përpiqet të marrë leje për të përfshirë Suleimanov në fluturim, por shanset që kjo të ndodhë janë zero”, shkruan Walla Sport.

 

 

Për kujtesë, Polonia ishte ndër vendet e Bashkimit Evropian që vendosi kufizime të rrepta për hyrjen e rusëve muajin e kaluar, madje duke penguar ata që kishin viza ekzistuese Shengen të udhëtonin në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco