Xavi, thirrje Messit: Barcelona është shtëpia jote!

Xavi, thirrje Messit: Barcelona është shtëpia jote!

22:54, 03/10/2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka bërë thirrje legjendës së katalanasve, Lionel Messit që të rikthehet.

Gjatë konferencës për mediat përpara ndeshjes së Champions League ndaj Inter, tekniku iu përgjigj një prej gazetarëve që tha: “Ka zëra për rikthimin e Messit…”.

Xavi u shpreh, që përtej faktit që nuk është koha për të folur për të, Barça është shtëpia e Messit.

Tani nuk është koha për të folur për Leon, e dua shumë dhe i uroj më të mirat. Barcelona është shtëpia e tij, por ne nuk po i bëjmë një nder duke folur për të. Shpresoj që ai të jetë i qetë në Paris”-deklaroi trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco