Nuk ka fund tersi për Milan, humbet për tre muaj mbrojtësin

Nuk ka fund tersi për Milan, humbet për tre muaj mbrojtësin

21:46, 03/10/2022

Davide Calabria do të duhet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën tre muaj.

Pas testeve të kryera nga Milan u zbulua se dëmtimi i marrë nga 25-vjeçari në kofshën e djathtë është shumë serioz. Kështu nga Italia raportohet se mbrojtësi nuk pritet të kthehet para vitit 2023.

Kështu “Djalli” do duhet të bëjë për disa muaj pa dy nga emrat e përhershëm të skuadrës si Calabria dhe Saelemaekers, me të dy lojtarët që do duhet të ndalojnë për të paktën 2 deri në 3 muaj.

Ndërkohë infermieria e Milan është plot pasi dhe Simon Kjaer do duhet të pushojë për të paktën një javë, ndërsa në gjendje optimale për ndeshjen e Champions League me Chelsea-n, Stefano Pioli ka vetëm 17 lojtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco