VIDEO/ Granit Xhaka zgjidhet lojtari i muajit te Arsenali

VIDEO/ Granit Xhaka zgjidhet lojtari i muajit te Arsenali

20:59, 03/10/2022

S’ka dyshime për lojtarin e muajit te skuadra e Arsenalit. Mesfushori me origjinë shqiptare është përzgjedhur si lojtari më i mirë i muajit shtator te skuadra e “Topçinjëve”.

Lojtari i cili luan për kombëtaren e Zvicrës mori 80% të votave të fansave, teksa në  ndeshjet e zhvilluara gjatë muajit shtator, Xhaka i ka luajtur thuajse të gjitha me minuta të plota.

Në garën për çmimin “Lojtari i Muajit”, Granit Xhaka mposhti Gabriel Jesusin, që u rendit i dyti me 8% të votave, dhe Bukayo Sakan, që doli i treti me 6%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco