Messi apo Haaland? Guardiola nuk heq dot nga zemra...

Messi apo Haaland? Guardiola nuk heq dot nga zemra...

19:44, 03/10/2022

Erling Haaland është duke shkëlqyer me Manchester Cityn në këtë fillim të sezonit teksa ka shënuar plot 17 gola në 11 ndeshjet e para me The Citizens në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi norvegjez shkëlqeu edhe në derbi ndaj Manchester United ku shënoi një tregolësh në fitoren tenistike 6-3 të Cityt.

Pas ndeshjes, i pyetur në lidhje me rendimentin e Haaland por edhe diferencat mes tij dhe Lionel Messit, trajneri Pep Guardiola theksoi se norvegjezi ka nevojë për të gjithë skuadrën në mënyrë që të shënojë gola ndërsa argjentinasi mund të shënojë edhe i vetëm.

A mund të shënojë Haaland në çdo ndeshje ashtu siç bënte Messi nën drejtimin tuaj? “Diferenca është se Haaland ka nevojë për të gjithë shokët e skuadrës në mënyrë që të shënojë gola, ai është i pakapshëm në momentin që kombinon me ekipin. Nga ana tjetër, Messi kishte aftësinë për të shënuar edhe i vetëm”, tha Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco