Higuain në lot, njofton për pensionimin nga futbolli

Higuain në lot, njofton për pensionimin nga futbolli

19:15, 03/10/2022

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, ka njoftuar sot se do të pensionohet në përfundim të sezonit.

Higuain ka luajtur në top klubet në Itali, Spanjë, Angli, si dhe në kombëtaren e Argjentinës, duke shënuar mbi 300 gola dhe 100 asistime në 700 ndeshje.

Higuain do ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme në formë të shkëlqyeshme me Inter Miami, pasi ka shënuar 12 gola dhe dy asistime në 14 ndeshjet e fundit, dhe synon të vazhdojë këtë momentum pozitiv për ta çuar skuadrën në play-off dhe më gjerë.

Ai me Argjentinën shënoi 31 gola për 75 paraqitje, derisa u paraqit në tri edicione të Kupës së Botës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco