Benzema ‘kryqëzohet’ pas humbjes së penalltisë, Ancelotti i del në mbrojtje

Benzema ‘kryqëzohet’ pas humbjes së penalltisë, Ancelotti i del në mbrojtje

18:36, 03/10/2022

Real Madrid nuk arriti të merrte 3 pikë mbrëmë në “Santiago Bernabeu” përballë Osasunës dhe për këtë një ndër fajtorët është Karim Benzema. Sulmuesi francez kishte mundësinë t’i dhuronte fitoren ekipit, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke bërë që sfida të mbyllej 1-1.

Kaq ka mjaftuar që ai të “kryqëzohet” në mediat spanjolle. Por trajneri Ançelotti e ka justifikuar duke thënë se ai është sulmuesi më i mirë dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë penalltitë.

“Vitin e kaluar ai humbi dy kundër Osasunas, por Karim mori penalltitë më të rëndësishme vitin e kaluar si kundër Sitit dhe i shënoi ato. Është ai që i gjuan më së miri dhe do të vazhdojë t’i ekzekutojë”, tha trajneri italian për sulmuesin i cili ka gabuar 4 nga 7 gjuajtjet e fundit nga pika e bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco