Driton Maksuti, fitues i titullit të kampionit në peshkim në garë me tapë

Driton Maksuti, fitues i titullit të kampionit në peshkim në garë me tapë

23:35, 02/10/2022

Sot ka përfunduar Kampionati i Kosovës në Peshkim në tapë në kategorinë individuale për senior.

Në këtë kampionat, pjesëmarrës ishin 25 garuesit më të mirë të Kosovës. Në përcaktimin e më të mirëve u zhvilluan dy xhiro. Xhiroja e parë u zhvillua në Liqenin e Livoqit, kurse xhiroja ë dytë dhe finalja u zhvilluan në Liqenin e Badovcit.

Pas dy xhirove, Driton Maksuti u shpall kampion për vitin 2022. Me këtë u përcaktuan edhe pestë më e mirët dhe ai rezervë.

Vendi 1 Driton Maksuti

Vendi 2 Jeton Mulolli

Vendi 3 Arben Shaqiri

Vendi 4 Luan Ukaj

Vendi 5 Albert Bicaj

Vendi 6 Aid Sahiti (rez)

Në kushte normale kjo përfaqësuese e Kosovës në vitin 2023 do të duhej të përfaqësonte Kosovën në Kampionatin Botëror të Peshkimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco