Ndëshkoi tre herë Manchester United, Haaland: Këto janë ndeshjet që dua të luaj

Ndëshkoi tre herë Manchester United, Haaland: Këto janë ndeshjet që dua të luaj

21:46, 02/10/2022

Erling Haaland ka vendosur rekord në Premier League, duke i realizuar tre tregolësha në vetëm tetë javë kampionat. Sulmuesi ndëshkoi dot tre herë rivalët e Manchester United sot dhe ishte mjaft i lumtur.

Pas ndeshjes norvegjezi për BBC Radio 5 deklaroi: “Kurrë nuk kam shënuar tre tregolësha në tre ndeshje në shtëpi. Është e mahnitshme diçka e tillë. Gjithmonë kam besim, nuk kam vuajtur kurrë për këtë gjë.

E ndjeva që disa ditë para ndeshjes se diçka e veçantë do të ndodhte dhe disa gjëra speciale ndodhën. Është shumë bukur. Këto janë ndeshjet që dua të luaj, këto janë duelet më të mira, janë diçka ekstra.

Mund të kishte pasur edhe më shumë gola, por në pjesën e dytë u shtrënguam disi. Nuk kishim të njëjtën shkathtësi. E humbëm pjesën e dytë dhe kjo nuk është diçka e mirë, ndaj duhet ende të punojmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco