VIDEO/ Trazira pas fitores, 'plas' sherri mes lojtarëve në 'Air Albania'

VIDEO/ Trazira pas fitores, 'plas' sherri mes lojtarëve në 'Air Albania'

21:25, 02/10/2022

Derbi i kryeqytetit i cili u fitua nga Tirana,nuk ka kaluar pa trazira.

Lojtarët dhe tifozët e të dyja palëve patën një përplasje në fushë.

Ishte Albano Aleksi, i cili mori një flamur të ultrasve të Tiranës dhe shkoi ta vendoste në mesin e fushës së “Air Albanias”.

Duket se këtë gjë lojtarët e Partizanit e kanë parë si një mungesë respekti dhe kanë shkuar menjëherë që të flisnin me lojtarin e bardhebluve, teksa Valentino Murataj pati dhe një përplasje me të.

U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar disi situatën, teksa të pranishëm në fushë ishin edhe tifozët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco