Presidenti indonezian bën thirrje që liga të ndërpritet  ​

Presidenti indonezian bën thirrje që liga të ndërpritet ​

13:43, 02/10/2022

Joko Widodo, presidenti i Indonezisë, ka folur në lidhje me ngjarjen tronditëse dhe ka kërkuar që liga të ndërpritet përkohësisht. Ndërkohë do të hetohet për atë që ka ndodhur.

 

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një trazirë që ndodhi në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda në botë.

Rreth 180 persona u lënduan në përplasjen pasi ekipi vendas Arema FC humbi ndaj rivalëve në stadiumin e mbipopulluar vonë të shtunën në Malang.

Rrëmuja ndodhi pasi policia përdori gaz lotsjellës për tifozët që pushtuan fushën.

Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz marshuan drejt daljeve të stadiumit Kanjuruhan, ku shumë prej tyre u mbytën.

E, pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar presidenti i vendit, duke kërkuar që liga të ndërpritet përkohësisht deri në zbardhjen e rastit.

“Shpreh ngushëllimet e mia të thella për vdekjen e 174 vëllezërve dhe motrave tona në tragjedinë e futbollit Kanjuruhan. Kam urdhëruar gjithashtu Menpora, Shefin e Policisë Kombëtare dhe presidentin e PSSI-së që të bëjnë një vlerësim të plotë të zhvillimit të ndeshjeve të futbollit dhe edhe të procedurave të sigurisë për organizimin e tyre. Konkretisht shefit të policisë i kërkoj hetimin dhe thellimin e këtij rasti. Prandaj urdhëroj ndalimin e përkohshëm të ligës së futbollit deri në kryerjen e hetimeve, vlerësimi dhe përmirësimi i procedurave të sigurisë. Më vjen keq për këtë tragjedi dhe shpresoj të jetë tragjedia e fundit e futbollit në vend. Nuk duhet të ketë më tragjedi njerëzore si kjo në të ardhmen”, ishin fjalët e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco