Ja se si Verstappen mund të fitojë sot kampionatin e Formula 1

Ja se si Verstappen mund të fitojë sot kampionatin e Formula 1

13:30, 02/10/2022

Piloti holandez Max Verstappen mund të fitojë sot titullin e kampionit të Formula 1 në Çmimin e Madh të Singaporit.

Holandezi ka arritur të grumbullojë 335 pikë deri më tani në kampionat, duke patur një diferencë prej 116 pikë me Leclerc dhe 125 me Perez, teksa tashmë mund të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Max do të fitojë titullin në rast të këtyre skenarëve:

Nëse Verstappen feston në Singapor, dhe Leclerc nuk përfundon më mirë se vendi i nëntë, dhe Perez më mirë se i pesti

Nëse Verstappen triumfon në këtë garë dhe Leclerc nuk përfundon më mirë se i teti, dhe Perez nga vendi i katërt

Maks do ta ketë një punë të vështirë sot sepse nis nga pozicioni i tetë, Leclerc nga i pari dhe Perez nga i dyti.

Gara për Çmimin e Madh të Singaporit zhvillohet sot duke filluar nga ora 14:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco