Si erdhi deri te tragjedia ku vdiqën dhe u plagosën qindra persona në Indonezi?

Si erdhi deri te tragjedia ku vdiqën dhe u plagosën qindra persona në Indonezi?

10:21, 02/10/2022

Të paktën 174 njerëz vdiqën dhe 180 të tjerë u lënduan në një rrëmujë dhe trazira në një ndeshje futbolli në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda në botën e futbollit.

Kjo tragjedi ndodhi pas ndeshjes mes Aremas dhe Persebayas, që u mbyll me rezultatin 2-3.

E gjithë kjo tragjedi nisi pasi tifozët e ekipit vendas nuk u pajtuan me faktin e humbjes nga rivalët e tyre dhe pushtuan fushën e lojës.

Pastaj, policët hodhën gaz lotsjellës në një përpjekje për të kontrolluar situatën, tha shefi i policisë, Nico Afinta.

Paniku u përhap dhe mijëra njerëz vraponin drejt daljeve të stadiumit “Kanjuruhan”, ku shumë persona raportohet se u mbytën aty.

“Ishte bërë anarkike. Ata filluan të sulmojnë policët, ata dëmtuan makina”, tha Nico, duke shtuar se përplasja ndodhi kur tifozët shkuan drejt një daljeje – shkruan “Reuters”.

Kreu i një prej spitaleve në zonën që trajton pacientët tha për “Metro TV” se disa nga viktimat kishin pësuar lëndime në tru, derisa konfirmoi se ka prej viktimave ka edhe një fëmijë pesëvjeçar.

Mahfud MD, Ministri nga Ministria e Sigurisë së Vendit, tha se stadiumi ishte mbushur përtej kapacitetit të tij. Ai shtoi se 42,000 bileta ishin lëshuar për një stadium që supozohet të mbajë vetëm 38,000 njerëz.

Kurse, Zainudin Amali, Ministri i Sportit i Indonezisë, tha për “KompasTV” se ministria do të rivlerësojë sigurinë në ndeshjet e futbollit, duke përfshirë moslejimin e spektatorëve në stadiume.

Kujtojmë se Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në elitën e futbollit të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim rreth tragjedisë së ndodhur të shtunën.

Kreu i Konfederatës Aziatike të Futbollit, Shaikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa, tha në një deklaratë se ishte “thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar kur dëgjoi një lajm të tillë tragjik që po dilte nga Indonezia futbolldashëse”, duke shprehur ngushëllime për viktimat, familjet dhe miqtë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco