Superiore/ Zbulohet arbitri i derbit, ja kush do të vendos drejtësinë në Partizani-Tirana

Superiore/ Zbulohet arbitri i derbit, ja kush do të vendos drejtësinë në Partizani-Tirana

09:59, 02/10/2022

Java e 6-t e Kategorisë Superiore do të mbyllet me një përballje mjaft spektakolare. Në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” luhet derbi i madh i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Së fundmi, Federata shqiptare e futbollit ka përzgjedhur arbitrat që do të vendosin drejtësi në derbin e kryeqytetit. Kjo përballje e rëndësishme meriton vëmendje të veçantë dhe sigurisht që është një treshe me stemën e FIFA-s të kryesuar nga Juxhin Xhaja.

Asistentët e tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Nertil Bregasi. Kjo treshe arbitroi në Ligën e Kombeve, ndërsa të enjten ka një tjetër sfidë në Conference League. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco