Barça dëshiron të shesë Griezmann përpara Kupës së Botës

Barça dëshiron të shesë Griezmann përpara Kupës së Botës

11:04, 01/10/2022

Është një “ sagë ” që vazhdon prej disa javësh. I huazuar te Atletico për dy vjet nga sezoni 2021-2022 deri në fund të këtij sezoni, por me kontratë deri në 2024 me Barçën, Antoine Griezmann është në qendër të një mosmarrëveshjeje midis dy formacioneve. Pavarësisht gjithçkaje, një rrugëdalje po përpiqet të gjendet siç shpjegon Mundo Deportivo , këtë të shtunë.

 

Opsioni i blerjes vlerësohet në 40 milionë euro, duke u aktivizuar sipas përqindjes (50%) të ndeshjeve të luajtura gjatë huazimit, por ka një mosmarrëveshje dhe Atletico Madrid nuk duket i gatshëm të vendosë më shumë se 25 milionë euro. Mediat spanjolle raportojnë se një marrëveshje miqësore, megjithatë, mund të arrihet para fillimit të Kupës së Botës në Katar (20 nëntor), pa kaluar nëpër gjykata. Shitja e sulmuesit 31-vjeçar francez do të ishte mirë për arkën katalanasve. Vazhdon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco