VIDEO/ Gjest emocionues i trajenrit të Napolit, dy trëndafila për të kujtuar dy vajzat iraniane që u vranë

VIDEO/ Gjest emocionues i trajenrit të Napolit, dy trëndafila për të kujtuar dy vajzat iraniane që u vranë

10:36, 01/10/2022

Irani po përballet me protesta të fuqishme. Femrat kanë marrë në dorë organizimin e tyre, pasi kërkojnë më shumë liri dhe të drejta. 22-vjeçarja Mahsa Amini humbi jetën disa ditë më parë si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit, duke ndikuar që mijëra njerëz të dilnin në shesh për të protestuar.

Image

Ngjarja shkaktoi revolta të mëdha në Republikën Islamike të Iranit, sidomos në kryeqytetin e Teheranit, teksa situata është acaruar edhe më shumë pas vrasjes me 6 plumba të 20-vjeçares Hadis Najafi. Protestuesja bionde ishte ndër më aktivet. Ajo qëndroi me guxim kundër policëve, pa veshur hixhabin e kërkuar nga “Policia e Moralit”, ndërsa në të njëjtën kohë mbante flokët bisht dhe u bë e njohur si “vajza me bisht, simbol i protestave”.

Image

Mbi 83 persona raportohen se kanë humbur jetën si pasojë e dhunës brutale të ushtruar nga forcat policore, ndërkohë që Luciano Spalletti ka bërë një gjest shumë të bukur në prononcimin për mediet përpara takimit Napoli-Torino.

Image

Trajneri i Napolit ka sjellë me vete dy trëndafila të kuq në nderim të protestueseve të vrarë në Iran. “Këto dy trëndafila janë për Mahsa Amini dhe Hadis Najafi”, u shpreh tekniku i ekipit që kryeson Serie A, veprim që është vlerësuar shumë në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco