Spanja po flet për marrëdhënien e Casillas me Shakirën, reagon ashpër portieri legjendar

Spanja po flet për marrëdhënien e Casillas me Shakirën, reagon ashpër portieri legjendar

09:41, 01/10/2022

Shtypi spanjoll “u ndez” dhe Iker Casilla reagoi ashpër pas pretendimeve se ishte në një lidhje me Shakirën. Pas spekulimeve, portieri legjendar është dashur të postojë në Instagram dhe të përpiqet të ndalojë spekulimet.

Iker Casillas ka mohuar në llogarinë e tij në Instagram zërat se është në një lidhje me një këngëtare të njohur kolumbiane, e cila prej disa muajsh është ndarë nga lojtari i Barcelonës, Gerard Pique, ish-shoku i skuadrës së Casillas në kombëtaren spanjolle.

Pas një sërë publikimesh në media, Iker ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të tilla dhe tha: “Tocate las narices... Touch las narices...”. Një shprehje spanjolle që mund të përkthehet si "Ju dh***sha me gjithë ju".

Casillas konsiderohet si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave dhe në mars të vitit 2021 u nda nga partnerja e tij  Sara Carbonero.

Image

Në muajt e kaluar, madje u raportua se ai ishte në një lidhje me Maria Jose Camacho, e veja e ish-portierit të Barcelonës, Frances Arnau, i cili kreu vetëvrasje në moshën 46-vjeçare majin e kaluar.

Casillas mbrojti portën e Real Madrid për 16 vjet dhe bëri më shumë se 500 paraqitje, dhe në vitin 2015 u transferua te Porto, ku përfundoi karrierën e tij në gusht 2020 pasi pësoi atak në zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco