Plas skandali në Francë/ Arrestohen 3 persona të lidhur me PSG-në, nën akuzë edhe presidenti Al Khelaifi

Plas skandali në Francë/ Arrestohen 3 persona të lidhur me PSG-në, nën akuzë edhe presidenti Al Khelaifi

19:53, 29/09/2022

Një skandal shumë i rëndë ka shpërthyer në futbollin francez dhe ka sjellë në arrestimin e tre personave të cilët mendohet se kanë ndihmuar në mënyrë të paligjshme klubin e PSG-së.

Mashtrim financiar, pastrim parash por edhe kërcënime e shantazhe, janë akuzat e ngritur ndaj tre personave që mendohet se kanë lidhje direkte me klubin si të punësuar prej tij apo në dijeni të fakteve të shkeljeve të rënda.

Gazeta “La Liberation” kishte publikuar një ditë më parë të dhënat se si nën urdhrin e Al Khelaifit, persona të cilët kishin materiale kompromentuese për të, ishin mbajtur peng në Katar.

Sot, bashkë me “Le Parisien”, e njëjta gazetë bëri të ditur se policia kishte ndaluar tre persona që do merreshin në pyetje për ngjarjet në një hetim që është hapur që në korrikun e vitit 2021.

I pari është Malik N. i cili i është bashkuar PSG-së në vitin 2018. Ai mendohet se në bashkëpunim me klubin, kërkonte informacione nga një mik i tij, i cili siguronte të dhëna konfidenciale nga policia apo rrugë telefonikë. Në këtë mënyrë, Malik siguronte informacione konfidenciale për çështje gjyqësore që përfshinin lojtarët e PSG-së.

I dyti është një punonjës i policisë, i cili dyshohet se ka siguruar në mënyrë të paligjshme një leje qëndrimi për një financues të klubit nga Lindja e Mesme.

I treti është Tajeb B., personi i cili raportohej se ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme në Katar pasi kishte dokumente kompromentuese mbi Al Khelaifin.

Ai kishte denoncuar në polici që në vitin 2020 ngjarjen e rëndë por pastaj kishte gjetur një akord me avokatët e klubit parisien pasi u kishte dorëzuar atyre një USB dhe një CD me të dhënat që zotëronte.

Të tre këta persona po merren në pyetje nga policia franceze dhe mendohet se janë kthyer në ndihmës të klubit për të kryer shkelje të rënda nga drejtuesit e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco