Inaugurohet ‘Shtëpia e Futbollit, Duka: Nuk është thjesht godinë, por mesazh se sa i rëndësishëm është futbolli

Inaugurohet ‘Shtëpia e Futbollit, Duka: Nuk është thjesht godinë, por mesazh se sa i rëndësishëm është futbolli

18:49, 29/09/2022

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e tij u shpreh: “Bie shi sepse do të kishte edhe më shumë njerëz, por kryeministri tha që sjell bereqet. Iu uroj mirëseardhjen miqve specialë, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos.

Së bashku me delegacionin e tij, është edhe ish-lojtari i Francës, Djorkaeff. Më lejoni t’iu uroj mirëseardhjen për herë të dytë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi si dhe presidentit të Federatës së Maqedonisë së Veriut, Sejdiu.

Në këtë shtëpi do të hyjnë e dalin mbi 16.000 futbollistë vajza dhe djem, do të jemi të kujdesshëm për t’i edukuar sportivisht. Para disa vitesh ishte utopi ta mendoje diçka të tillë, madje për disa ishte diçka lukzose e panevojshme.

Nuk është thjesht një godinë, fushë apo palestër, por është një mesazh sa i rëndësishëm është futbolli. Kemi pasur gjithnjë futbollistë, por nuk kemi pasur mundësinë për t’i mbështetur.

Në “Air Albania” pritëm finalen e Conference League, u bëmë qendër i opinionit botëror që e kaluam me sukses. Të gjitha mbështetjen nuk do të realizoheshin pa mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s, i pari projekt nëpërmjet FIFA-s është ai Gold që ndërtuam kompleksin sportive në Kamëz.

Në gjashtë vitet e fundit FIFA është hapur për anëtarët e saj, ne jemi të parët që vrapojmë për të fituar projekte. Kemi realizuar projektin VAR, kemi përmirësuar futbollin e fëmijëve dhe vajzave, përballuam vështirësitë e pandemisë. Dhe së fundmi, projekti që është ndërtuar me kontributin e FIFA-s, ky projekt ka një vlerë të deritanishme (do të ndërtohet një hotel) prej 10.25 milionë euro, nga të cilat 6.25, FIFA, 2 milionë nga UEFA dhe 2 milionë nga Federata.

Garantojmë se do të jemi anëtarë konstruktivë, dëshiroj që politikat e FIFA-s të jenë në koherencë me ato të UEFA-s. Akademitë të shtojnë numrin e futbollistëve, buxheti i shtetit është ndonjëherë koprac për futbollin, por garantoj ekonomistët se paratë në futboll rikthehen shpejt”, tha Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco