Conte: Te Juventusi po tregojnë mungesë respekti për Allegrin

Conte: Te Juventusi po tregojnë mungesë respekti për Allegrin

18:08, 29/09/2022

Starti i dobët në kampionat, por edhe në Europë, ka vendosur seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Tekniku livornez është shumë larg pritshmërive të klubit dhe tifozëve e në këtë formë është i rrezikuari kryesor nëse situata për skuadrën torineze nuk ndryshon edhe në muajin tetor.

Në Itali, tashmë kanë nisur të flasin edhe për kandidatët që mund të zëvendësojnë Allegrin në rast të një shkarkimi të mundshëm, ndërsa Antonio Conte është një nga emrat më të lakuar duke qenë se vlerësohet si i duhuri për të rikthyer “Zonjën e Vjetër” sërish në majë ashtu siç bënte në vitin 2012.

Megjithatë, Conte, që aktualisht është në krye të Tottenhamit, kërkon të ruajë balancat dhe së fundmi ka folur me gjuhë diplomatike duke theksuar se të tilla fjalë, janë një mungesë respekti për të dhe për Allegrin.

“Është e pabesueshme, këto zëra janë një mungesë respekti për trajnerin e Juventusit dhe për mua. Sezoni sapo ka nisur dhe unë jam i lumtur në Angli, më pëlqen puna e presidentit dhe Paraticit. Me to kam një raport të shkëlqyer dhe nuk shoh asnjë problem për të ardhmen. Kemi firmosur një kontratë dhe do ta respektoj”, tha Conte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco