Presidenti i FIFA-s vjen në Tiranë për një vizitë zyrtare, bashkë me Dukën inspektojnë ‘Air Albania’-n

Presidenti i FIFA-s vjen në Tiranë për një vizitë zyrtare, bashkë me Dukën inspektojnë ‘Air Albania’-n

17:11, 29/09/2022

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka mbërritur sot në vendin tonë në një vizitë zyrtare për të inauguruar hapjen e kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit” ku janë dhe zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Infantino, si fillim ka vizituar impiantin “Air Albania”, duke parë nga afër stadiumin në kryeqytet i cili priti finalen e parë në histori të Ligës së Konferencës.

Më pas, i shoqëruar nga presidenti Duka, ai u prit në një takim nga kryeministri Edi Rama.

Infantino do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit, në këtë vizitë në vendin tonë që përkon gjithashtu me turin e tij të kandidimit për t’u rizgjedhur president i FIFA-s në marsin e vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco