Iniesta: Neymar është një makinë, ai gjithmonë dhuron spektakël

Iniesta: Neymar është një makinë, ai gjithmonë dhuron spektakël

13:42, 29/09/2022

Andres Iniesta ka dhënë disa lëvdata për yllin brazilian, Neymar.

Neymar JR dhe Iniesta kanë qenë shokë skuadre te Barcelona, dhe spanjolli ka vetëm lëvdata për anëtarin e Paris Saint-Germain.

Iniesta e konsideron Neymarin si një makineri që është gjithmonë i gatshëm për të dhënë spektakël.

“Për mua, ai është një nga lojtarët më të mirë që kam parë dhe që kam luajtur me ta. Ai është një makinë futbolli, driblimi e pasimi. Unë besoj që kur flasim për futboll, ne flasim për spektakël, duke shijuar atë që dhurojnë lojtarët. Dhe mendoj se të shohësh Ney duke luajtur është sinonim me këtë”, ka thënë Iniesta për ‘One Football’, transmeton lajmi.net.

Iniesta foli edhe për shanset e Brazilit për të fituar Kupën e Botës.

“Unë mendoj se nuk është dikush që nuk i jep shanse Brazilit për Kupën e Botës. Mendoj se ata kanë skuadër të fortë dhe unë jam i sigurt se Brazili do të luftojë për titullin”, ka shtuar spanjolli.

Neymar pritet të jetë lideri i skuadrës së Brazilit në Kupën e Botës Katar 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco