E ardhmja e Ronaldos, nëna e sulmuesit portugez lëshon bombën

E ardhmja e Ronaldos, nëna e sulmuesit portugez lëshon bombën

12:48, 29/09/2022

I vendosur për t'u larguar nga Manchester United, një sfidë e re mund të vijë së shpejti për Cristiano Ronaldon. Në moshën 37-vjeçare nuk i ka mbetur shumë kohë kampionit të Europës në vitin 2016 për të nisur një eksperiencë të re. Dhe ndoshta është edhe djali i tij, Cristianinho, i cili mund të sillet për të marrë “pishtarin”.

Një opsion i theksuar nga Dolores Aveiro, nëna e Cristianos, e cila foli për një rikthim të mundshëm të numrit 7 te Sporting, ku gjithçka filloi për të. “Nëse Cristiano nuk shkon, djali i tij do të shkojë. Ne e premtojmë”, tha ajo, duke i dhënë besim thashethemeve që dolën këtë verë për një rikthim të CR7 në klubin ku nisi karrierën. Mbetet për t'u parë se cili Ronaldo do ta veshë fanellën e Luanëve në të ardhmen.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco