Trajneri i Argjentinës: Messi në futboll, është si Federer në tenis

Trajneri i Argjentinës: Messi në futboll, është si Federer në tenis

12:45, 29/09/2022

Lionel Messi duhet të vlerësohet nga tifozët e të gjitha vendeve në Kupën e Botës, pasi mungesa e tij në futboll do të jetë e njëjtë me atë të Roger Federer ne tenis, ka thënë trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni.

“Messi është si Federer. Ai doli në pension dhe çfarë ndodhi kur doli në pension? Të gjithë të emocionuar, të gjithë po thonë ‘ai nuk do të jetë më këtu, nuk do të luajë më’. Sa prej nesh do të dëshironin ta shihnin Federerin të luante tenis? Sepse ishte e mrekullueshme ta shikoje atë duke luajtur. E njëjta gjë do të ndodhë me Messin dhe më shumë, sepse futbolli është një sport që lë shumë më tepër emocione”, tha Scaloni pas ndeshjes me Xhamajkën.

“Pra, le ta shijojmë, të gjithë e shijojnë pa dallim vendi, është e mrekullueshme ta shohësh. Kam mundësi ta stërvit, por do të isha tifoz, do të paguaja një biletë për ta parë dhe do t’i blija fanellën, pavarësisht nga vendi. Pra, e vetmja gjë që mbetet është ta shijoni atë, sepse nuk e di nëse diçka e tillë do të përsëritet ndonjëherë. Pra, duhet ta shijoni atë dhe asgjë tjetër”.

Messi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Xhamajkës të martën, miqësorja e tyre e parafundit para Katarit 2022.

Argjentina shkon në finale si një nga favoritët, pasi ka fituar Copa America vitin e kaluar, shkruan Besoccer, transmeton Klankosova.tv.

Copa America ishte fitorja e parë e madhe ndërkombëtar për Messin dhe ky mund të jetë shansi i fundit i 35-vjeçarit për të fituar një Kupë Bote, pasi humbi në finalen e 2014-ës, nga Gjermania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco