Pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Milanit, Berat Gjimshiti drejt rikuperimit

Pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Milanit, Berat Gjimshiti drejt rikuperimit

12:28, 29/09/2022

Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti është në rrugën e duhur të rikuperimit. Sipas mediave italiane, futbollisti i Atalantës do t’i duhet edhe një muaj për t’u rikthyer në fushë, pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi. Kështu që 29- vjeçarin do ta shohim në fushë në fund të muajit tetor.

Gjimshiti mungon që prej 21 gushtit, ku u dëmtua në ndeshjen mes Atalantës dhe Milanit, e përfunduar 1-1, kjo edhe për meritë të tij, pasi për 81 minuta në fushë ishte i pakalueshëm.

Gjimshiti ishte një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë në Ligën e Kombeve dhe me shumë mundësi ai do të humbasë edhe miqësoren ndaj Arabisë Sauditë më 26 tetor, ndërkohë pritet që të jetë i gatshëm për miqësoren tjetër me Italinë më 16 nëntor.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco