Ndodh për herë të parë në histori, një femër gjykon ndeshjen e Serisë A

Ndodh për herë të parë në histori, një femër gjykon ndeshjen e Serisë A

08:49, 29/09/2022

Kjo e diel do të shënohet në historinë e futbollit italian, pasi për herë të parë një femër do të gjykojë një ndeshje të Serisë A.

Kështu, më 2 tetor në ora 15:00, nisja e ndeshjes Sassuolo – Salernitana do të bëhet nga Maria Sole Ferrieri Caputi.

Një grua e lindur në Livorno 32 vjet më parë do të bëhet kështu gjyqtarja e parë femër në Serie A.

Deri më tani ajo ka arbitruar 23 ndeshje në Serinë C, 3 në Serinë B dhe një në Kupën e Italisë.

“Kjo do të jetë një ditë e madhe për Serinë A. Maria Sole do të debutojë për shkak të aftësive të saj dhe me meritë ka arritur nivelin elitar të futbollit tonë”, tha ish-arbitri i famshëm dhe tani kreu i gjyqtarëve italianë Alfredo Trentalanga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco