Thomas Muller tregon si ringrihet Gjermania: Reali i Madridit është shembull

Thomas Muller tregon si ringrihet Gjermania: Reali i Madridit është shembull

19:13, 27/09/2022

Gjermania e mbylli në vendin e tretë fazën e grupeve të Nations League, duke shmangur rënien në Ligën B.

Katër herë kampionët e botës nuk po kalojnë një moment të mirë dhe kjo u pa qartë edhe në sfidën ndaj Anglisë.

“Panzerat” po udhëhiqnin me rezultatin 2-0, por në pak minuta e panë veten në disavantazh, pasi Anglia ia doli të rikthente rezultatin. Gjithsesi, Havertz barazoi dhe gjithçka mbyll 3-3.

Thomas Muller, lojtari më me eksperiencë i ekipit, menjëherë pas sfidës kërkoi që si shembull për ringritjen e kombëtares të merret Reali i Madridit.

“Ndoshta Reali i Madridit është shembull për ne. Kam luajtur me shumë trajnerë, përfshirë Carlo Ancelottin, i cili ka fituar shumë trofe. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, gjithçka ka të bëjë me ringritjen dhe ruajtjen e besimit. Si shembull do të bënim mirë të ndiqnim këtë”.

Thomas Muller e njeh shumë mirë Ancelottin dhe mënyrën e tij të punës, pasi Italiani ka qenë në krye të skuadrës bavareze për më shumë se 1 vit, midis 2016 dhe 2017.

Ancelotti ia doli mbanë të fitonte Bundesligën, por dështoi në Champions League, ku u eliminua nga Reali i Madridit në çerekfinale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco