Van Basten: Van Dijk është më i miri, por bën pak te Holanda

Van Basten: Van Dijk është më i miri, por bën pak te Holanda

16:49, 27/09/2022

Marco van Basten ka dhënë disa komente lidhur me paraqitjet e Virgil van Dijk te Holanda.

Mbrojtësi i Liverpool, Van Dijk u aktivizua me Holandën edhe në këtë grumbullim, ku edhe gjeti golin.

Megjithatë, aktivizimi i tij në ndërtimin e aksioneve të kombëtares, është çuditërisht i ulët, për Van Basten.

Ikona holandeze ka thënë se Van Dijk është në mesin e më të mirëve, por bën shumë pak te kombëtarja.

“Van Dijk realisht është më i miri, por bën më së paku në aspektin e iniciativës. Është e çuditshme që një lojtar kaq i mirë bën kaq pak për kombëtaren e Holandës në aspektin e ndërtimit të aksioneve”, ka thënë Van Basten për ‘Ziggo Sport’.

“Timber është lojtar i mirë. Ajax filluan të luajnë mirë me këtë njeri, dhe kështu edhe Holanda. Është vërtetë falë atij që ne luajmë kaq lehtë nga linja e mbrojtjes. Është top lojtar”, shtoi ikona.

Lëvdata për Timber ka dhënë edhe vet Van Dijk sa i përket këtij aspekti. Mbetet të shihet nëse vet ai do të nis të bëjë më shumë, pas këtyre këshillave/kritikave nga Van Basten

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco