Zvogëlimi i rrogës te Barça? Flet portieri Ter Stegen   ​

Zvogëlimi i rrogës te Barça? Flet portieri Ter Stegen ​

16:09, 27/09/2022

Marc-Andre Ter Stegen ishte njëri prej protagonistëve më të mëdhenj të sfidës ndërmjet Anglisë dhe Gjermanisë.

Edhe pse i pësoi tre gola, portieri i Barcelonës e bëri një lojë të madhe, me disa pritje vendimtare.

Në fund të ndeshjes ka folur portieri gjerman për “El Larguero”, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth kontratës me “Blaugrana”.

“Zvogëlim i rrogës? Nuk besoj se është momenti për të folur për këto gjëra. Kemi nevojë për të gjithë që t’i përmirësojmë paraqitjet tona dhe të përballemi sa më mirë me angazhimet dhe sfidat që i kemi në Kupën e Botës”, deklaroi Ter Stegen.

Shkaku i krizës financiare, Barcelona ka paralajmëruar se mund t’ua ulë pagat lojtarëve, sidomos atyre kryesorë, që i kanë më të lartat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco