Talentit holandez në telashe me mafien, i është djegur Porsche me vlerë 180 mijë euro

Talentit holandez në telashe me mafien, i është djegur Porsche me vlerë 180 mijë euro

15:47, 27/09/2022

Futbollisti holandez Mohamed Ihattaren u gjend në probleme shumë serioze me mafian vendase që kur Ajax i dha mundësinë të ringjallë karrierën e tij pas dështimit te Juventus.

Konflikti midis një prej talenteve më të mëdhenj të botës dhe mafies lindi për shkak të marrëdhënies së tij me një vajzë nga një familje mafioze dhe shumë shpejt nisën të vinin kërcënimet.

Te Ajax i thanë të mos vinte në stërvitje dhe ndeshje derisa të zgjidhte situatën dhe policia u përfshi në gjithçka.

Hetimi zbuloi persona të dyshimtë që silleshin rrotull shtëpisë dhe familjes së Mohamedit, dhe dyshohet se ndodheshin në makinën që ai mori nga klubi për përdorim.

 

 

Këto ditë ai ka marrë një mesazh të ri pasi i është vënë flaka Porsche Panamera 180 mijë euro.

Zjarri përfshiu edhe BMW 3 në pronësi të vëllait të tij dhe policia po analizon pamjet e kamerave për të parë saktësisht se çfarë ka ndodhur.

"Kjo ishte për xhelozi. Për fat të mirë gjërat materiale janë lehtësisht të kompensueshme", tha futbollisti 20 vjeçar.

Kujtojmë se Ihattaren nënshkroi për Juventusin vitin e kaluar dhe pas më pak se një viti u largua nga Italia për shkak të disa problemeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco