Sa paguhen pilotët e Formula 1? Janë zbuluar pagat për vitin 2022

Sa paguhen pilotët e Formula 1? Janë zbuluar pagat për vitin 2022

15:33, 27/09/2022

Sezoni i Formula 1 2022 wshtw nw kulmin e saj, me Max Verstappen që ka një epërsi të madhe në krye të Kampionatit Botëror, ndërsa Lewis Hamilton dhe Mercedes vazhdojnë të luftojnë.

Red Bull ka dominuar garat e fundit, duke e lënë dyshen e Ferrarit Charles Leclerc dhe Carlos Sainz të frustruar në kërkim të fitoreve, në një vit ku janë rishfaqur si pretendent për titull.

Ky sezon vjen pas triumfit dramatik të Verstappen në xhiron e fundit ndaj Hamilton në 2021. Pas kësaj, Red Bull e shpërbleu holandezin me një marrëveshje të re afatgjatë që e pa atë t'i bashkohej Hamiltonit në krye të listës së pagave të pilotëve, kështu që nuk është çudi të shohësh pretendentët e titullit të sezonit të kaluar në krye të listës.

 

Ndërsa skuadrat nuk i bëjnë publike pagat e shoferëve, shifrat e publikuara në media përdoren gjerësisht për të përcaktuar se sa janë paguar 20 pilotët nga ekipet e tyre këtë sezon, edhe pse kjo nuk përfshin bonuse të lidhura me performancën ose shtesa të tjera komerciale.

 

Lista e më të paguarve:

 

Lewis Hamilton (Mercedes) – 44 milionë euro, në sezon

 

Max Verstappen (Red Bull) – 44 milionë euro

 

 

Fernando Alonso (Alpine) – 16 milionë euro

 

Lando Norris (McLaren) – 13 milionë euro

 

Sebastian Vettel (Aston Martin) – 12 milionë euro

 

Daniel Ricciardo (McLaren) – 12 milionë euro

 

Charles Leclerc (Ferrari) – 10 milion euro

 

 

Carlos Sainz (Ferrari) – 7 milionë euro

 

Valtteri Bottas (Alfa Romeo) – 7 milionë euro

 

Lance Stroll (Aston Martin) - 7 milionë euro

 

 

Sergio Perez (Red Bull) – 6 milionë euro

 

Kevin Magnussen (Haas) – 5 milionë euro

 

George Russell (Mercedes) – 4 milionë euro

 

Esteban Ocon (Alpine) – 4 milionë euro

 

Pierre Gasly (AlphaTauri) – 4 milionë euro

 

Alex Albon (Williams) – 2 milionë euro

 

Guanyu Zhou (Alfa Romeo) – një milion euro

 

Mick Schumacher (Haas) - një milion euro

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco