'Katastrofë sportive nëse Kosova zbret në Ligën D'

'Katastrofë sportive nëse Kosova zbret në Ligën D'

15:11, 27/09/2022

Trajneri kosovar Gani Sejdiu është i bindur se Kosova ka më shumë cilësi se të gjithë rivalët në grupin ë Ligës së Kombeve dhe se një rënie eventuale në Ligën D do të ishte një katastrofë sportive për “Dardanët”.

Ai  ka thënë se disfata nga Irlanda se Veriut e ka bërë të mundur skenarin e kësaj rënie dhe kjo ka ardhur për shkak të performancës jo të mirë ndaj tyre nga Kosova, por edhe në ndeshjen e parë ndaj Qipros.

“Situata nuk është e mirë, por nuk është edhe alarmante sikurse edhe duke i dëgjuar kritikat e shumta që janë normale sepse ka pasur pritshmëri më të mëdha sidomos në performancat sepse ndoshta nuk i kemi llogaritur që mund të dalim para Greqisë realisht, ndonëse ka pasur mundësi, mirëpo është dashur më mirë të performohet dhe te paraqitet, sidomos ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros, nuk diskutohet sepse janë kombëtare nën nivelin tonë. Mendoj që këtu është për kritikë forma jo e mirë dhe jo stabiliteti i skuadrës sonë kombëtare duke llogaritur nivelin e kundërshtarëve. Këtu është pak më brengosëse….Takimi i sotëm është i një rëndësi të veçantë për arsye se pas dështimit me Irlandën, atëherë ekziston një skenar ku mund të përfundonim të fundit që do të ishte vërtetë kjo një katastrofë sportive për kombëtaren tonë ”, tha Sejdiu.

Tutje, Sejdiu ka thënë  se në rast të një dështimi eventual sonte ndaj Qipros, do të ishte trajneri ai që do të duhet të merrte përgjegjësinë, por edhe njerëz të tjerë brenda federatës.

“Gjithmonë për një cikël vendoset objektivi edhe çfarë pret federata prej një selektori dhe prej kombëtares. Unë mendoj që rastësisht nëse ndodh ky skenar të cilin unë nuk e besoj, vërtetë do të ishte një katastrof e vërtetë dhe që nuk do të diskutohej pastaj as selektori dhe shumë kush duhet të jap pastaj përgjegjësi nëse ndodh kjo sepse jemi në një grup ku ne jemi superior ndaj të tjerëve dhe nëse ndodh kjo, është gabimi dhe dështimi ynë,”, tha Sejdiu.

Kosova përballet me Qipron sonte në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 dhe duhet të fitojnë, ose së paku të barazojnë për të mos rrezikuar rënie nga liga C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco