E ardhmja e Leao në udhëkryq – vazhdimi me Milan, kalimi te Chelsea po City?

E ardhmja e Leao në udhëkryq – vazhdimi me Milan, kalimi te Chelsea po City?

13:36, 27/09/2022

Rafael Leao vazhdon të jetë para një dileme të madhe.

Ylli portugez, Rafael Leao po vazhdon të shënojë ngritje të forme sezon pas sezoni dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të jenë pas tij.

Kontrata e Leao me Milan po shkon drejt fundit dhe, ai mund të jetë lojtar i lirë në qershor të vitit 2024.

Opsionet para portugezit janë të shumta. Rinovimi me Milan është mundësia e parë. Një gjë të tillë e dëshiron klubi, por nuk e përjashton as lojtari. Problemi këtu qëndron te paga, përcjell lajmi.net.

‘La Gazzetta Dello Sport’ shkruan se edhe Paolo Maldini po punon për rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit.

Ndërkohë, situatën e monitorojnë me kujdes skuadra e Chelsea dhe ajo e Manchester City, që tashmë janë më seriozet në garën për anësorin.

Deri në fund të sezonit, Leao duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Mbetet të shihet çfarë do të bëjë Milan për ta mbajtur atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco