Ëndrra për në Serie A mund të bëhet realitet, Toni Kroos te Juventusi?

Ëndrra për në Serie A mund të bëhet realitet, Toni Kroos te Juventusi?

14:56, 26/09/2022

Nuk është një moment i thjeshtë ai që po kalon Juventusi i Massimiliano Allegrit. Pas humbjes së befasishme kundër Monzës, “Zonja e Vjetër” duhet të reagojë me kthimin në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve.

Bardhezinjtë do të luajnë kundër Bolognas në kampionat, një ndeshje nga e cila mund të varet edhe e ardhmja e trajnerit livornez.

Jashtë fushës drejtuesit e klubit vazhdojnë të jenë të kujdesshëm për mundësitë që ofron merkato. Dhe mes ëndrrave të mëdha është akoma gjallë ajo e Toni Kroos, një nga shtyllat e Real Madridit.

Me kontratën që i skadon më 30 qershor 2023, e ardhmja e Kroos mund të mos jetë më te Real Madridi.

Kampioni gjerman i datëlindjes 1990, është një element shumë i rëndësishëm i ekipit të Ancelottit.

Megjithatë, oferta për rinovimin që Los Blancos i kanë bërë lojtarit duket se nuk e kënaq ish-yllin e Bayern Munchen.

Kontratë njëvjeçare është oferta e Perez, me Kroos që kërkon një marrëveshje të paktën deri në 2025-ën.

Një distancë kjo që mund t’i hapë rrugën një skenari të bujshëm verën e ardhshme, kur lojtari mund të lirohet me kosto zero dhe të transferohej diku tjetër për një aventurë të fundit të madhe në karrierën e tij.

Në radhë, tashmë prej vitesh, është Juventusi që e pëlqen shumë Kroos dhe do të donte ta merrte për të përforcuar një mesfushë që në javët e fundit ka treguar se është shumë në vështirësi.

Duhet bërë kujdes edhe ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolës, klubi në pole position për të siguruar firmën e mundshme të 32-vjeçarit gjerman.

Kroos, në këtë sezon, ka koleksionuar 8 ndeshje, me 2 asiste dhe 533′ në fushë nën drejtimin e Ancelottit mes La Ligas, Champions League dhe Superkupës së Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco