Real Madrid-Barcelona/ Caktohet data dhe ora e ‘El Clasicos’ së parë të sezonit

Real Madrid-Barcelona/ Caktohet data dhe ora e ‘El Clasicos’ së parë të sezonit

14:29, 26/09/2022

Tashmë është zyrtare, “El Clasico” e parë për sezonin 2022-2023 do të luhet me 16 tetor në orën 16:15.

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen së bashku në një sfidë që do të jetë më e zjarrtë se kurrë.

Dy skuadrat që udhëheqin La Liga, me “madrilenët” të cilët nuk kanë bërë asnjë hap fals teksa njohin vetëm fitore, të ndjekur nga skuadra e Xavi Hernadez që po kalon një formë fantastike, ku është ndalur vetëm në një barazim në sfidën e parë të kampionatit përballë Rayo Vallecanos.

Megjithatë, deri në përballjen e zjarrtë midis tyre, në duelin që ndan Spanjën në dy pjesë, ka ende kohë pasi do të luhen edhe dy javë të tjera në kampionat.

Orari do të jetë i përshtatshëm për t’u ndjekur kudo, përveçse në Europë, mund të shihet edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Latine, po ashtu edhe në pjesën më të madhe të Azisë.

Përballja e fundit zyrtare midis tyre përfundoi me rezultatin 4-0 për katalanasit, por Real Madrid ia doli përsëri të triumfonte në fundin e sezonit dhe të ngrinte lart trofeun e La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco