Maldini shpjegon situatën e Rafael Leaos te Milani

Maldini shpjegon situatën e Rafael Leaos te Milani

12:53, 26/09/2022

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, ka dhënë një intervistë për mediat italiani ku ka folur për disa çështje, kryesisht atë të Rafael Leao, për të cilin ka interes nga gjigantët e Premier League. 

Legjenda kuqezi ka deklaruar se rinovimit me yllin portugez është shumë afër.

“Mendoj se kemi shanse të mira për të arritur një marrëveshje rinovimi me Rafael Leaon për një kontratë të re për ta mbajtur atë këtu në Milano.

Leao e di se ky klub është më i miri për rritjen e tij. Ai është i mrekullueshëm për Milanin dhe e ka kuptuar se më e mira për të ardhmen e tij është këtu.

Mendoj se marrëveshja e re është e mundur. Nuk më interesojnë thashethemet, e rëndësishme është çfarë Rafa na thotë ne”, tha ai.

Lojtari më i mirë i sezonit të shkuar në Seria A është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të kontratës së tij me Milanin, e cila skadon në verën e vitin 2024.

Kampionët e Italisë po punojnë për rinovimin e kontratës të yllit të ekipi, megjithatë duket shumë e vështirë pavarësisht se dëshira e portugezit është për të qëndruar te Milani.

Problemi kryesor është pagesa e borxhit që portugezi i detyrohet Sportingut, ish-klubit të tij.

Sipas mediave italiane, Leao kërkon që një pjesë të madhe të borxhit ta paguajë Milani dhe gjithashtu një kontratë të re me shtatë milionë euro në sezon.

Kuqezinjtë deri tani janë ndalur në gjashtë milionë euro, megjithatë shuma mund të rritet sërish për të arritur së shpejti një marrëveshje, ashtu siç deklaroi dhe Paolo Maldini.

Sezoni i ri për Leaon, ka nisur në të njëjtën mënyrë, pasi në gjashtë sfidat e para në Seri A, ka shënuar tre gola dhe gjithashtu ka asistuar tre herë për shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco