U lëndua ndaj Austrisë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Brozovic

U lëndua ndaj Austrisë, ja kur pritet të rikthehet në fushë Brozovic

08:43, 26/09/2022 Vjen edhe shansi i Kristjan Asllanit tek Interi. 
 
Mesfushori 20-vjeçar shqiptar u transferua verën e kaluar te zikaltrit, për të qenë zëvendësuesi i parë i kroatit Marselo Brozovic, por në 7 javët e para luajti shumë pak minuta.
 
Megjithatë, përveç plotësimit të numrit të kartonëve për ndeshjen me Romën, Brozovic doli i dëmtuar nga ndeshja e Ligës së Kombeve mes Austrisë dhe Kroacisë, duke lënë fushën e lojës që në minutën e 18’.
 
Sot pritet të kryhen edhe ekzaminimet mjekësore të mesfushorit, megjithatë trajneri i Kroacisë, Ivan Daliç tha se bëhet fjalë për një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 apo 4 javë.
 
Thënë ndryshe, kroati do të mungojë në turin e forcës në muajin tetor dhe mund të rikthehet vetëm në fillim të nëntorit, ndërsa tani i takon Asllanit të shfrytëzojë momentin dhe të tregojë cilësitë e tij në fushë.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco