Liga e Kombeve/ Holanda dhe Kroacia kualifikohen në ‘Final Four’

Liga e Kombeve/ Holanda dhe Kroacia kualifikohen në ‘Final Four’

22:46, 25/09/2022

Kroacia fitoi 1-3 në Austri dhe siguroi biletën e parë në “Final Four”, duke e mbyllur në vend të parë në Grupin 1 të Ligës A me 13 pikë, një më shumë se Danimarka, që mposhti 2-0 kampionët e botës të Francës.

Luka Modric, Marko Livaja dhe Dejan Lovren realizuan golat e fitores për nënkampionët e botës, teksa ekipi i Rangnick barazoi përkohësisht me anë të Christoph Baumgartner.

Ndërkohë, Danimarka iu fal golave të Kasper Dolberg dhe Andreas Skov Olsen në pjesën e parë për të thyer Francën e Deschamps. Austria e mbylli në vend të fundit duke rënë në Ligën B.

Edhe Holanda në “Final Four”. Kombëtarja e Van Gaal mposhti 1-0 Belgjikën falë golit me kokë të Virgil Van Dijk në çerekorëshin e fundit, duke vulosur vendosin e parë në Grupin 4 të Ligës A, aty ku Uellsi u rendit në vend të fundit, duke zbritur në Ligën B.

Humbje pa pasoja për Turqinë në Grupin 1 të Ligës C. Kombëtarja turke kishte siguruar kalimin në Ligën B, ndërkohë që sot u mposht 2-1 në Ishujt Faroe.

Luksemburgu fitoi 1-0 ndaj Lituanisë, me këta të fundit që do të luajnë në “play-out”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco