Gjermania vendos super premio për fitoren e Botërorit

Gjermania vendos super premio për fitoren e Botërorit

21:57, 25/09/2022

Forma që ka shfaqur Gjermania në Ligën e Kombeve ka shqetësuar shumë tifozët e saj.

Por në Federatën Gjermane vazhdojnë të jenë optimistë se kjo skuadër mund të kthehet në majat e futbollit botëror në “Katar 2022” dhe për këtë arsye, kanë miratuar edhe shpërblimet që do t’u jepen lojtarëve në rast të arritjes së objektivave të rëndësishëm.

Federata bëri të ditur me një njoftim zyrtar se në dakordësi të plotë me lojtarët, ka vendosur bonsue që nga fillimi i këtij aktiviteti, për objektivin minimal që është kalimi i grupit si fitues.

Nëse e arrijnë një gjë të tillë, lojtarët e Gjermanisë do të përfitojnë nga 50 mijë euro secili.

Kalimi në çerekfinalet e turneut, do të sjellë në xhepat e tyre një shumë prej 100 mijë eurosh ndërsa 150 mijë euro do të jetë shpërblimi nëse arrijnë gjysmëfinalet.

Vendi i tretë në Botëror parashikon një bonus prej 200 mijë eurosh, ndërsa në rast titulli nënkampion, çdo lojtar do të përfitojë nga 250 mijë euro.

Por nëse Gjermania bën të vetin trofeun për herë të pestë në histori, atëherë secili futbollist do të përfitojë nga 400 mijë euro.

Një total që kalon 10 milionë euro e që tregon se sa shumë e dëshiron Gjermania një trofe të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco