VIDEO/ Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën me Islandën, gjendja e kuqezinjve

VIDEO/ Kombëtarja nis përgatitjet për sfidën me Islandën, gjendja e kuqezinjve

21:23, 25/09/2022

Kombëtarja shqiptare është kthyer gjatë paradites së sotme në Shqipëri teksa ka filluar menjëherë përgatitjet për ndeshjen e ardhës që luan të martën, atë ndaj Islandës në “Air Albania”.

Humbja për përfaqësuesen shqiptare nuk ka kaluar pa pasoja, pasi në ndeshjen ndaj izraelitëve ka pësuar një dëmtim Arlind Ajeti, i cili nuk mori pjesë në seancën e sotme stërvitore dhe po kontrollohet nga stafi mjekësor nëse mund të jetë i gatshëm për këtë sfidë apo jo.

Si pasojë e problemeve me dëmtimin e tij, edhe Myrto Uzuni është në dyshim për këtë ndeshje.

Por autori i golit ndaj Izraelit, mori pjesë rregullisht në seancën e sotme stërvitore dhe ndeshjen brenda grupit të lojtarëve zëvendësues apo që nuk luajtën në Tel-Aviv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco